Jay Z ndau këtë bisedë me studentët e tij

Jay Z ndau këtë bisedë me studentët e tij

Reperi i mirënjohur amerikan, Jay Z zbuloi një nga gjërat e fundit që ia kishte thënë ylli i basketbollit, Kobe Bryant, para ngjarjes tragjike që i ndodhi basketbollistit të ndjerë.

50-vjeçari foli për këtë çështje para studentëve në Universitetin e Kolumbisë të martën. “Ishte në shtëpinë time për festën e Vitit të Ri dhe ai ishte më mirë se kurrë. Gjëja e fundit që më tha ishte “Duhet ta shohësh Giannan se si luan basketboll”, duke iu referuar kështu vajzës së ndjerë, transmeton rtv21.tv

“Ishte një nga momentet më të dhimbshme, sepse ishte shumë krenar dhe pamja në fytyrën e tij ishte… E shikova atë dhe i thashë “Oh, ajo do të jetë basketbollistja më e mirë në botë”, deklaroi ai.

Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, Giannan dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur më 26 janar pas përplasjes së helikoperit me të cilin ishin duke udhëtuar./21Media