Forbes tregon se si Jay Z arriti të bëhet kaq i pasur

Forbes tregon se si Jay Z arriti të bëhet kaq i pasur

Superylli amerikan, Jay Z bëhet reperi i parë miliarder. Revista Forbes i ka dedikuar një artikull reperit amerikan, përmes së cilit tregohet se si Jay Z arriti të bëhet kaq i pasur. Sipas Forbes, ai u bë zyrtarisht reperi i parë miliarder, pasi ka ndërtuar një perandori në muzikë, pronë, modë dhe me investime.

Asetet e tij janë:

Aksionar i shampanjës Arman de Brignac dhe D’Usse konjak: në total 410 milionë dollarë,

Para kesh dhe investime – 220 milionë dollarë,

Pronar i kompanisë së menaxhimit të sportit “Roc Nation” – 75 milionë dollarë,

Katalog të muzikës: 75 milionë dollarë,

Koleksione arti – 70 milionë dollarë,

Pasuri të patundshme – 50 milionë dollarë.

Shawn Carter, i njohur si Jay Z u rrit në një nga zonat më famëkeqe të qytetit të New York-ut. Ai e kishte arritur famën në vitin 1996, me albumin e tij debutues “Reasonable Doubt”./21Media