Poezi nga autori i njohur shqiptar

Ali Podrimja është lindur më 28 Gusht, 1942 në Gjakovë.

Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si poet me emër dhe në shkallë kombëtare.

Më 18 korrik të vitit 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të parreshtura të autoriteteve franceze, me 21 korrik të vitit 2012, ishte gjetur trupi i pajetë i shkrimtarit. Ali Podrimja ka vdekur në rrethana të panjohura./21Media

Je si shpirti im

E pakufi je
si shpirti im,e pakufi-

e unë pash e m`pash
mundohem të të bi,

në grykë të shkëmbit
t`gurrëzohem,

në pishnaje të malit
të bëhem syri yt…

E pakufi je,e pakufi
si ime frymë.