Kosova vazhdon të jetë e tronditur nga vdekja e 26 vjeçarit Agon Musliut nga komuna e Gjilanit i cili humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve ku po qëndronte i karantinuar. Babai i të ndjerit fajëson institucionet për vdekjen e djalit të tij duke kërkuar përgjegjësi, pasi sipas tij, ai kishte probleme shëndetësorë. Edhe politikanët e vendit kanë reaguar duke kërkuar që sa më shpejtë të zbardhet ky rast./21Media