Jehona këtë vit u rikthye në skenën muzikore

Jehona këtë vit u rikthye në skenën muzikore

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Jehona Sopi pas një pauze të gjatë këtë muaj iu rikthye skenës. Rikthimi i saj erdhi me këngën “Anej” në skenën magjike të festivalit të madh “Kënga Magjike”.

Gjatë kohës sa Jehona nuk ishte prezente në skenën muzikore, ajo pasive ishte edhe në rrjtet socile. Pra, me rikthimin në skenë ajo ka hapur edhe një llogari personale në Instagram.

Përmes një fotografie të publikuar sot, Jehona ka treguar se ajo ka pranuar akuza se pse nuk ka Instagram, kurse tani po akuzohet pse ajo nuk po tregohet aktive me publikimin e fotografive.

“Isha e akuzune qe skom instagram, tash po vazhdoje me u akuzu qe nuk po postoje…kesh tu u thy me bo nje foto qysh duhet po problemi ke qe as selfije nuk di me bo-me duket qe ia dola diqysh..? krejt cka muj me ju percjelle eshte dashnija qe kom per krejt ju”, ka shkruar Jehona në Instagram,

Kujtojmë se,  Jehona në vitin 2011 është martuar me Lavdim Koshutovisën, të cilët tani janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Aria. /21Media