Për këngëtaren e mirënjohur, Jehona Sopin sot është ditë e veçantë. Kjo pasi që Jehona feston ditëlindjen e 40-të, shkruan rtv21.tv

Pas një pauze të gjatë Jehona në nëntor të vitit të kaluar iu rikthye skenës. Rikthimi i saj erdhi me këngën “Anej” në skenën magjike të festivalit të madh “Kënga Magjike”.

Gjatë karierës së saj në muzikë, Jehona mori pjesë në disa festivale si: “Kënga Magjike”, “Top Fest”, “SVFM”, ku dhe ka fituar disa çmime.

Sa i përket jetës personale, Jehona është martuar në vitin 2011 me  Lavdim Koshutovisën, të cilët tani janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Aria.

“Jena dashtë” mbanë titullin kënga e fundit e Jehonës, të cilën e publikoi  në muajin shkurt të këtij viti. /21Media