Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sonte deklaroi se janë në përgatitje të një pike të përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut, në Bllacë.

Ai në RTV21 tha se kjo do të ndihmonte qarkullimin e mallrave dhe njerëzve. “Ka vullnet të madh politik, institucionet janë të angazhuara”, tha Osmani.

Ai tha se është optimist për të ardhmen e marrëdhënieve bilaterale.

Osmani u shprej se janë të gatshëm të mbajnë mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës që nesër. “Me rëndësi nga sot i kemi koordinatorët nga dy dyja qeveritë, ata duhet të ulen, të mirren vesh dhe të dakordohen për një datë për mbajtjen e kësaj mbledhjeje”, shtoi tutje Osmani./21Media