Aktorja e njohur, Jennifer Aniston u ka bërë thirrje fansave që të mos e votojnë Kanye West në zgjedhjet e SHBA-ve.

Është raportuar se reperi në nëntor ka shpenzuar rreth tre milionë dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime.

Përkundër thirrjeve të saj të mos e votojnë Kanye, ky i fundi gjatë kësaj jave ka zbuluar kampanjën presidenciale, ku shpjegonte se çfarë do të bëjë nëse do zgjedhej president.

Jennifer po ashtu ka bërë të ditur se mbështet kandidatin, Joe Biden dhe shpjegoi edhe arsyen e një veprimi të tillë.

“Votova për Joe Biden. E dorëzova fletëvotimin, e mbusha herët. Unë votova pasi në këtë moment shteti është më i ndarë se kurrë më parë”, ka thënë aktorja./21Media