Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ribashkohen

 

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck i kanë dhënë edhe një mundësi marrëdhënies së tyre, duke u rikthyer pas më shumë se 17 vitesh, që prej kohës kur i dhanë fund romancës së tyre, në vitin 2004.

Çifti tashmë një kohë, që pas ndarjes së JLo nga ish i fejuari Alex Rodriguez, janë parë bashkë në vende të ndryshme, ku edhe foto të shumta të “Bennifer” kanë qarkulluar në rrjet.

Asnjëri nga ta nuk ka konfirmuar asgjë përgjatë kësaj kohe, por sot gjithçka mori rrjedhë tjetër, pasi kamerat kapen një puthje te çiftit në fitnes.

Us Weekly raporton se Jen and Ben janë bashkë dhe të lumtur më njëri tjetrin dhe siç duket zjarri vjetër është rindezur.

Kujtojmë se, Jennifer dhe Alex, u ndanë në muajin mars dhe e zyrtarizuan ndarjen në prill./21Media

Back to top button