Nesër mbahet shfaqja e Ligës së Futbollit amerikan Super Bowl

Nesër mbahet shfaqja e Ligës së Futbollit amerikan Super Bowl

Shakira dhe JLo do të performojnë së bashku nesër në shfaqjen e Ligës së Futbollit amerikan Super Bowl.

Artistet kanë treguar se përveç performacës së tyre në skenë, ato në shenjë nderimi për yllin e basketbollit Kobe Bryant do ta bëjnë një dedikm emocionues për të.

“Të gjithë do të kujtojmë Kobe të dielën”, ka thënë Shakira në një konferencë të mbajtur disa ditë më parë. Ndërsa, JLo  ka thënë se ajo që do ta bëjnë nesër, është krejt ndryshe nga ajo se çfarë bëjë ajo dhe Shakira.

“Kur ne bëmë hapat e parë rreth kësaj ngjarje, Shakira reagoi “Kjo ishte e mrekullueshme, Është krejt ndryshe se çfarë ne bëjmë. Do të jetë një Shakira dhe një Lopez dy super-ylla që plotësojnë njëra-tjetrën, dhe dy gra që drejtojnë shfaqjen e pjesës së parë e cila do të jetë shumë “fuqizuese”, ka thënë JLo.

Kujtojmë se Kobe Bryant, vdiq më 26 janar në një aksident me helikopter, ku vdiq edhe vajza e tij dhe shtatë njerëz të tjerë./21Media