Këngëtarja 51 vjeçare, Jennifer Lopez dhe lojtari i klubit Yankees, 45 vjeçari Alex Rodriguez  i kanë dhënë përfundimisht fund fejesës së tyre dy vjeçare dhe lidhjes katër vjeçare.

“Kemi kuptuar se shkojmë më mirë si shokë, do të vazhdojmë të përkrahim njëri-tjetrin, në bizneset edhe projektet e përbashkëta”, përmes një komunikate pohuan që të dy.

Tashmë disa javë po qarkullonin lajme për një ndarje të mundshme mes çiftit, por ata ende nuk kishin konfirmuar asgjë.

“Urojmë më të mirën për fëmijët e njëri-tjetrit. Me gjithë respektin, i vetmi koment që kemi për të thënë është të falenderojmë secilin nga ju, për të gjitha mesazhet e mira dhe mbështëtjen e vazhdueshme”, thuhet në komunikatë.

Çifti filloi lidhjen e tyre në vitin 2017, më pas u fejua në mars të vitit 2019.

Në ndërkohë Lopez ka dy fëmijë, Emme dhe Max, me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony, ndërsa Rodrigues ka dy vajza, Natasha dhe Ella, me ish-bashkëshorten e tij Cynthia Rodriguez./21Media