Jennifer Lopez, këngëtarja e njohur amerikane, po vazhdon të mahnitë adhuruesit me pamjen e saj.

Në postimin e saj të fundit, një ndjekës kembëngul se Jennifer, 51-vjeçare, përdor shumë botoks.

Bëhet fjalë për videon e fundit, ku Lopez është pa make up dhe reklamon maskën e fytyrës nga linja e saj e më e re ‘JLo Beauty’.

Një ndjekës ka komentuar në këtë video duke thënë: ‘Duhet të përmend që, nëse vetullat dhe balli juaj nuk lëviz kur bëni shprehi, patjetër që keni një ton me botoks. Nuk ka asgjë të keqe. Vetëm duhet ta pranoni“.

Nuk ka vonuar përgjigjja nga Jennifer, e cila ka shkruar: “LOL, kjo është thjesht fytyra ime“.

Më pas ajo shtoi: “Për herë të 500 miliontë … Unë kurrë nuk kam bërë botoks ose ndonjë injeksion! Provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitivë, mos e kaloni kohën duke u përpjekur të ulni të tjerët dhe kjo do t’ju mbajë rinor dhe të bukur gjithashtu!!! Ju dërgoj dashuri“.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Kujtojmë se Jennifer dhe partneri i saj Alex Rodriguez, pretenduan të martohen vitin që lamë pas. Por për shkak të pandemisë, atyre iu desh që organizimin ta shtyjnë për tre herë me radhë.