Jenifer Lopez javën e kaluar me 24 korrik festoi ditëlindjen e saj të 51-të.

Duke marrë parasysh suksesin e saj në industrinë e muzikës, në aktrim, modë, por edhe pamjes së saj që garon me 20 vjeçe, Lopez ka fansa nga e gjithë bota.

E këngëtarja është idol edhe i shumë shqiptarëve. Për ditëlindje fansat nga gjithë planeti e uruan atë përmes një videoje të shkurtë, e një urim nuk mungoi as nga Kosova, shkruan portali rtv21.tv

Një djalë i ri i dërgoi asaj urimet, e videoja e tij bashkë me të tjerëve nga vende të ndryshme përfundoi në llogaritë e zyrtare në rrjetet sociale të Jenifer Lopezit.

“Urime ditëlindja Jenn, jam Arditi nga Kosova dhe të dua shumë”, thotë ai shkurt në video.

Ky urim e shumë të tjerë e kanë bërë të ndihet mirë këngëtaren,  e cila ka falënderuar fansat.

“Ju faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja të bukura për ditëlindje! Ndërsa i shikoj dhe i lexoj të gjitha, mendoj se si e kalova ditëlindjen time të fundit me disa nga ju fansat gjatë verës së kaluar duke festuar dhe sa i ndryshëm  ka qenë vit. Por, është e njëjta gjë është që unë akoma ndiej dashurinë për të gjithë ju dhe shpresoj që ta ndjeni edhe ju! Edhe pse bota ka ndryshuar kaq shumë, këtu është diçka që nuk do të ndodhë kurrë: Unë ju dua, ju dua, ju dua !!!” është shprehur Jenifer Lopez./21Media