Jennifer Lopez vjen si një vrasëse në filmin “The Mother”

Këngëtarja, Jennifer Lopez po hyn në epokën e yjeve të filmit si një vrasëse e rrezikshme.
Ajo shumë shpejt vjen me filmin “The Mother” në Netflix.
51-vjeçarja i është bashkuar kastës së filmit të regjisores Niki Caro, ku përveç si protagoniste, shërben edhe në rolin e bashkëproducentes së këtij projekti të realizuar për platformën gjigante, transmeton rtv21.tv.
Lopez luan rolin e një vrasëse të ftohtë, e cila del nga kabina e saj e largët me dëborë për të mbrojtur vajzën e saj, të cilën e braktisi vite më parë.
Krahas saj, në film luajnë edhe aktorët, Joseph Fiennes, Lucy Paez, Omari Hardëick, Paul Raci dhe Gael Garcia Bernal. Skenarin e ka shkruar Misha Green, së bashku me Andrea Berloffin dhe Peter Craigun.
“The Mother” është planifikuar të publikohet në maj të vitit 2023 në Netflix./21Media

Back to top button