Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha

 

Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj – Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante.

“ShSKUK, ju konfirmon se U.D. drejtoresha e Klinikes Infektive sot ka paraqitur dorëheqjen e saj, për arsye personale”, konfirmojnë nga ShSKUK.

Kujtojmë se Valbon Krasniqi dje është zgjedhur drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, edhe pse ky konkurs u cilësua i politizuar dhe jotransparent.

Në këtë kohë pandemie Klinika infektive ka trajtuar më së shumti raste me COVID-19./kallxo.com

Back to top button