Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje nga posti i minsitrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.

Ai nuk i ka bërë të ditura arsyet e largimit dhe s’ka treguar se ku do ta vazhdojë angazhimin e tij politik.

“Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”, ka thënë ai derisa ka falënderuar Ramën për bashkëpunimin.

Edhe pas dorëheqjes ai premtoi angazhimin e tij, për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë.

Cakaj këtë post e ushtroi që nga viti 2019./21Media