Visar Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita si këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.

Këtë ai e bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Berisha ka lavdëruar Qeverinë Hoti, duke thënë se kjo qeveri me nënshkrimin e marrëveshjes në Washington ka bërë aktin më patriotik në 10 vjetët e fundit.

“Te dashtun, Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet janë të mijat dhe do mbesin të tilla. Ndjehem mirë me përpjekjet e noj herë edhe me arritjet që kam mbrri me ia ba vendit nëpërmjet asaj zyreje. Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njëjtat po i marr me vete pa ndryshuar asgja në to. Vazhdoj me besu se kjo Qeveri ka ba deri sot njanin prej akteve më patriotike të 10 viteve të fundit, në mbrojtje të sovraniteti të Kosovës, duke nënshkruar Marreveshjen e Washingtonit!”, ka shkruar Berisha./21Media