Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Bordit të Trepçës.

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv kryetar i Sindikatës së Punëtorve të Trepçës, Shyqri Sadiku

Sipas Sadikut, u.d i drejtorit të Bordit të Trepçës, Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje për shkak të “presioneve politike”.

Punëtorët e minierës së Trepçës dhe Artanës qysh nga dje kanë hyrë në grevë për shkak se ende nuk kanë marrë pagën për muajin tetor./21Media