Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka emëruar dy zyrtarë të lartë.

Në pozitën, u.d. zv. kryeshef ekzekutiv, Bordi emëroi Fakete Kadiu, ndërsa shkarkoi nga detyra Këshilltarin e Përgjithshëm/Sekretarin e Postës së Kosovës, Argjent Sefaj, në këtë pozitë si ushtrues detyre, emëroi Faton Ejupi.

Në këtë mbledhje gjithashtu dorëheqje kanë paraqitur Enver Govori nga pozita e u.d. zyrtar kryesor Financiar dhe i Thesarit, dhe Salih Morina nga pozita e u.d. kryeshef ekzekutiv.

Bordi ka njoftuar se do t’i shqyrtoi këto dy dorëheqje në një takim të radhës.