Trendafilova ka vlerësuar kontributin dhe punën e Raynor

Trendafilova ka vlerësuar kontributin dhe punën e Raynor

Keith Raynor ka dhënë dorëheqje nga pozitat si zëvendëskryetar dhe gjyqtar i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Këtë ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi të publikuar në ueb faqe.

Më 19 Mars 2020, Keith Raynor i paraqiti dorëheqjen e tij kryetares Ekaterina Trendafilova si zëvendëskryetar dhe gjyqtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka vlerësuar kontributin dhe punën e  Raynor në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale  dhe i ka uruar sukese në përpjekjet e tij aktuale. /21Media