Jessica lavdëron bashkëshortin e saj

Jessica lavdëron bashkëshortin e saj

Një shfaqje vallëzimi organizuar pas shfaqjes së “Louis Vuitton” në Javën e modës në Paris, ishte goxha sfiduese për aktoren Jessica Biel.

37 vjeçarja e pranoi se shumë pjesëmarrës thjesht “dorëzohen” kur i shohin lëvizjet e bashkëshortit të saj Justin Timberlake, shkruan rtv21.tv

Vetëm dorëzohen dhe largohen anash. Ose, i bëjnë lëvizjet më të mira dhe shihni se si shkon tutje“, tha Biel.

Çifti vërtet dhanë gjithçka nga vetja gjatë natës së tyre bashkë dhe ia kaluan shumë mirë.

Në ‘The Ellen DeGeneres Show’ , Jessica tregoi se qëndruan duke vallëzuar deri në ora 03:00 të mëngjesit.

Mendoj se harruam se jemi në fund të 30-ve dhe menduam se jemi në fund të 20-ve“, tha tutje ajo.

Aktorja e ‘Sinner’ vallëzoi aq shumë, saqë gati i prishi veshjet “Louis Vuitton” që i kishte veshur në shfaqjen e modës.

I djersita ato rroba të bukura. O Zot, ishte aq bukur dhe në fund të natës thashë: këto do të duhen të riciklohen dhe të bëhen ndonjë çantë e vogël ose diçka“, theksoi aktorja./21Media