Jesus ia dhuron humbjen e parë Chelseat në këtë sezon

 
Ka përfunduar derbi i Premier Ligës angleze mes Chelseat dhe Manchester Cityt, ku ky i fundit ka arritur të shënojë fitore në “Stamford Bridge”.
Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze për sezonin e ri 2021/22.
Golashënuesi i vetëm i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, i cili përmes asistimit të Joao Cancelos, shënon gol në minutën e 53’, duke ia dhuruar Manchester Cityt avantazhin, dhe më pas fitoren kundër Chelseat.
Historikisht kjo ishte një ndeshje tejet e vështirë për Pep Guardiolan, i cili më së shumti ka pësuar humbje kundër Chelseat.
Me tre pikët e reja, Manchester City ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 13 pikë, aq sa ka edhe lideri Liverpooli me një ndeshje më pak, dhe skuadrat e tjera si Chelsea dhe Manchester United.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 1:0 në favor të Manchester Cityt.

Back to top button