Manchester City ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në Premier Ligë duke e mposhtur sot skuadrën e Shefield United me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka realizuar sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në minutën e 9’ të takimit.

Me këtë fitore, City ka krijuar epërsi prej katër pikëve ndaj rivalit të qytetit Manchester United, por që këta të fundit do të ballafaqohen me Arsenalin dhe Pep Guardiola shpreson që skuadra e Mikel Artetas t’ia bëjë një nderë në luftën për titull.

“Citizens” kanë mbledhur 44 pikë pas 20 ndeshjeve.