Tina Turner u lind në Tenesi  në 26 Nëntor të vitit 1939. Më pas u transferua në St Louis, në Misuri në vitin 1950 dhe u takua me Ike Turner, një muzikant me të cilin ajo filloi të regjistrojë këngë. Në fillim të viteve ’60 ata u bënë të njohur si dyshja Ike dhe Tina Turner, dhe ishte kjo koha kur ata arritën sukses përmes shfaqjeve muzikore ku dallohej energjia dhe ritmi, por edhe regjistrimet e saj muzikore ishin shumë të fuqishme dhe të gjalla. Por gjërat ndryshuan me kalimin e viteve, dhe pas shumë torturave të abuzimit fizik Tina u nda përfundimisht nga  Ike në vitet ’70. Pas një fillimi  të ngadalshëm por edhe të vështirë të karrierës së saj solo, Turner kapi majat e suksesit me albumin e saj të 1984, Private Dancer, i cili shiti më shumë se 20 milionë kopje në mbarë botën. Që nga ajo kohë, ajo ka vazhduar të jetë në krye të listave muzikore pop me regjistrimet e mëvonshme, ka fituar çmime të panumërta, ka hyrë në Rock dhe Roll Hall of Fame dhe ka luajtur edhe në disa filma. Në korrik 2013, ajo u martua me të dashurin e saj Erwin Bach, me të cilin kishte një lidhje prej një kohe të gjatë.

Jeta

Tina Turner ka lindur si Anna Mae Bullock në 26 Nëntor të vitit 1939, në Nutbush, Tennessee. Prindërit e saj, Floyd dhe Zelma Bullock, ishin shpërndarësit e prodhimeve për të varfër, të cilët, në fillim të jetës së saj, të divorcuar, e lanë Turner, dhe motrën e saj në kujdesin e  gjyshes së tyre. Kur gjyshja e saj vdiq në fillim të viteve 1950, Turner u transferua në St Louis, Missouri, për të qenë me nënën e saj.

Në fillim të adoleshencës së saj, Turner shpejt e gjeti veten të zhytur në skenën e St Louis s R & B, duke shpenzuar shumë nga koha e saj në Club Manhattan. Ajo ishte atje, në 1956, kur u takua me këngëtarin e muzikës rock & roll Ike Turner. Grupi muzikor të cilit i përkiste quheshin mbretërit e Rhythm-it dhe duket se shumë  shpejt edhe Tina u bë pjesë e shfaqjeve së tyre.

Suksesi dhe fama

Në vitin 1960, kur një tjetër këngëtar nuk u paraqit për një seancë regjistrimi Turner këndoi, duke luajtur rolin udhëheqës në një këngë të titulluar “A Fool in Love”. Regjistrimi  është dërguar pastaj në një stacion radiofonik në Nju-Jork, dhe u publikua  si “Ike dhe Tina Turner”. Kënga R&B u bë një sukses i madh, dhe shpejt kaloi në Listat pop. Grupi gjithashtu  njohu famën me suksesin e “A fool in love” nga lansimi i një sërë këngësh të tjera, të cilat u shndërruan më vonë në hite. Me popullaritetin e tyre në rritje, Ike dhe Tina u martuan në Tijuana, Meksikë, në 1962, dhe dy vjet më vonë çifti solli në jetë djalin e tyre, Ronnie.

Në 1966, Tina dhe suksesi i saj njohu dimensione të reja, kur ata regjistruan albumin River Deep, me producentin Phil Spector. Kënga ishte e pasuksesshme në Shtetet e Bashkuara, por u bë një hit i madh edhe në Evropë dhe solli famë. Në vitin 1969 ata shëtitën në turneun e promovimit të grupit Rolling Stones, duke fituar zemrat e shumë fansave të rinj. Popullariteti i tyre ka vazhduar edhe në vitet 1970, me regjistrimet e suksesshme, me këngë të tilla si “Proud Mary” dhe “Nutbush City Limits.” Në vitin 1975, Tina gjithashtu u shfaq në filmin e saj të parë.