Jeta primitive e fisit Suri në Etiopi
1 Prill 2017
Zbukurohen duke vendosur gjemba nën lëkurë
Zbukurohen duke vendosur gjemba nën lëkurë
Në fisin e veçuar Etiopian Suri, simbol i krenarisë janë disa rituale shumë të dhimbshme. Gratë edhe burrat në këtë fis kalojnë në rituale të dhimbshme, pasi vendosin një pjate në buzën e poshtme, si simbol i bukurisë dhe bëjnë brirë poshtë lëkurës.
Ndërsa burrat duhet të presin veten për të lënë shenja në trup, për çdo rival që ata kanë vrarë. Ata përfshihen në beteja të ashpra me njëri-tjetrin për të marrë admirimin e grave.
Fotografi gjerman, Mario Gerth, ka vizituar këtë fis të veçuar që ka rreth 2 mijë e 500 banorë nga pjesa tjetër e botës dhe fotografuar disa prej anëtarëve dhe riteve të saj./21Media