Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të aktiviteteve të saj bamirëse, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës, përkatësisht shtabin komunal për menaxhimin e pandemisë së Covid-19, sot ka ndihmuar 220 familje me pako ushqimore, përkatësisht miell dhe mish.

“Sikur edhe gjatë gjithë situatës me pandemi, edhe kësaj radhe, kjo shoqatë, ndihmat për familjet nevojë i ka shpërndarë përmes shtabit komunal, në mënyrë që këto ndihma të shkojnë në familjet që kanë nevojë dhe përmes institucionit të komunës”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.

Për këtë ndihmë dhe për të gjitha ndihmat tjera, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në emër të shtabit komunal, e ka falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Ndihma e sjellë sot, është 5 000 kilogram miell dhe 220 pako mish./21Media