Zana Kuqi nga Tetova jeton e vetëm në një konvikt të studentëve. Jeta e saj varet nga ndihmat  që ja ofrojnë të afërmit dhe shoqatat humanitare.

Ajo tash e dy javë është duke jetuar vetë pasi edhe nëna u largua.

“Dy vite jetoj  me qira. Unë më para kam jetuar me nënën, por ajo ka dy jave gjysme që ka ikur dhe ka shkuar ne vendin e vetë. Unë më para kam pasur edhe një operacion që e kam bërë dhe për fat të mirë më ka ndihmuar shoqata ‘Drita e zemrës’,  është një vajzë me nënën e vetë. Më kanë ndihmuar jashtë mase  dhe për shërimin tim janë kujdesur ata”, u shpreh Zana Kuqi.

Ajo u shpreh se ka qenë e martuar, por tash është e divorcuar, ndërsa ndihmën e vetme e ka nga një shoqatë  humanitare.

“Unë kam qenë e martuar dhe jam ndarë nga burri dhe kam jetuar me nënën  deri para dy javësh e gjysme dhe unë isha jashtë dhe kur u ktheva ajo kishte ikur, ishte larguar dhe  në vendin vetë  dhe më la vetëm dhe nga jo ditë  e deri më tani  për mua kujdeset kjo shoqata Dita e zemrës”, tha Zana Kuqi.

Ajo tha se pa përkrahje është shumë e vështirë që të jetosh, e vetme në një dhomë studentore dhe pa asnjë të afërm.

Zana ka dy fëmijë, por për shkak kushteve të këqija, ata jetojnë me babain.

“Kam edhe dy fëmijë nga martesa, por për shkak të kushteve nuk mund që t’i mbaja. Ata për momentin janë tek babai i tyre”, u shpreh Kuqi.

Sa është e vështirë të jetosh vetë?

Zana Kuqi: “Shumë është e vështirë kur nuk ke përkrahjen ndokujt është shumë vështirë”.

Si e kalon kohën?

Zana Kuqi: “Rri këtu vetëm , kur më thirr ndonjë shoqe shkoj”.

Merr ndonjë ndihmë nga shteti ?

Zana Kuqi: “Jo nuk marr asgjë, kam kërkuar por për shkak se nuk i kam fëmijët me vetë nuk marr as ndihme  sociale”.

Ndoshta ajo një ditë do të ketë banesën e saj, por deri atëherë do pres se kush do t’i troket në derë për t’i ofruar ndonjë kafshatë bukë, raporton TV21./21Media

Kontakti: 075 292 836