Aktori shqiptar, me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, i cili vite më parë ka pranuar rrënjët shqiptare, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, ku ka shprehur dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

Në postimin e tij, Jim Belushi kërkon nga ndjekësit e tij shqiptarë që ta shpërndajnë sa më shumë, tweet-in e tij, në mënyrë që të krijojë lidhje me ta.

Kështu ka shkruar Jim Belushi:

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platform.”

 

Jim Belushi, është një nga yjet e filmit dhe televizionit Hollywood-it, i cili njihet edhe si një muzikant i shkëlqyeshëm i muzikës Blues.