Aktori i famshëm Jim Carrey, do t’i rikthehet skenës dhe këtë herë më një rol mjaft interesant. Jim do të interpretojë kandidatin demokrat Joe Biden dhe ky rol vjen vetëm dy muaj nga zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në SHBA.

Sipas CNN, aktori që do të veshë kostumin e Biden do të dhurojë spektakël dhe shumë humor, pasi Jim dallohet për batutat e tij. Seriali i cili do të ndahet në 5 edicione do të transmetohet nga Saturday Night Live. Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e këtij kanali televiziv përzgjedhin aktorë që të imitojnë personalitete, figura politike etj.

Duke marrë shkas nga situata e Covid-19 Saturday Night Live do t’i transmetojë 5 episodet online. Megjithatë drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë që në studio të ketë edhe një audiencë shumë të vogël.