Dy artistët e famshëm, Jennifer Lopez dhe Maluma kanë publikuar dje këngën e tyre më të re, e cila është e ndarë në dy pjesë dhe titullohet “Pa’ti + Lonely”.

Përveç performancës së shkëlqyer së dyshes, vëmendjen pa dyshim e ka marrë videoklipi dhe pamja e dy këngëtarëve.

Ajo çka duhet përmendur tjetër është se kjo këngë, edhe pse ka vetëm pak që është publikuar, ka thyer rrjetin. JLo dhe Maluma kanë menduar të realizojnë edhe një kërcim tik tok-u, për ta kthyer në sfidë këtë projekt. Me siguri videot do të jenë të panumërta, duke qenë se bëhet fjalë për dy këngëtarë super të pëlqyer.

Që nga publikimi, videoklipi i këngës “Pa’ti + Lonely” ka arritur të klikohet mbi 5.7 milionë herë në YouTube.