Jo me Ledrin, Sara në skenën e DWTS do jetë me një anëtarë tjetër të familjes Vula

Një ndër emrat më të komentuar të rrjeteve sociale, Sara Hoxha është pjesë e programit më popullor të kërcimit në botë, “Dancing With the Stars” që po zhvillohet në Shqipëri.
Në fillim të spketaklit fansat e saj dhe të reperit të njohur Ledrit Vulës, kanë imagjinuar momentin kur dyshja do të kërcejë bashkë në skenën e programit të kërcimit.
Kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur. Por një anëtar i familjes Vula duket se nuk do mungojë në skenën e “Dancing With the Stars”.
Kështu la të kuptohet një postim i Sarës në InstaStory që duket se në puntatën e radhës të “DWTS” ajo do të kërcejë me vjehrrin e saj, Agron Vulën.
“Po ti cfarë do këtu”, ka shkruar Sara./21Media

Back to top button