Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, është rrëzuar 3 herë përderisa po hipte në aeroplan.

Biden është pyetur mjaft shpesh rreth shëndetit të tij, përderisa ai rregullisht përzien emra dhe tituj.

78 vjeçari ngeci disa herë, pastaj ra në gjunjë, ndërsa ngjitej shkallëve të “Air Force One”, të premten.

Biden, po hipte në avion në Joint Base Andrews pak para mesdite për një fluturim në Atlanta kur ai u rrëzua.

Ai është Presidenti më i vjetër në histori. Kujtojmë se Ronald Reagan ishte 77 vjeç kur u largua nga detyra dhe 69 kur u zgjodh./21Media