Aktori mjaft i dashur për të gjithë i filmit “Piratët e Karaibeve”, Jonny Depp, ka treguar se është ndarë nga bashkëshortja e tij Amber Heard pasi gjeti jashtëqitje në shtratin e tyre martesor.

Sipas tij, ky aksident ka ndodhur në vitin 2016 dhe ajo u justifikua me faktin se ishte thjesht një shaka e padëmshme.

Pas kësaj sjellje, aktori vendosi t’i jepte fund martesës së tyre 2-vjeçare. Ai ka deklaruar se Amber Heard e ka goditur dhe i ka prerë gishtin. Gjatë një udhëtimi më avjon ajo filloi të bëheshe shumë agresive dhe filloi ta gjuante aktorin.

Para gjykatës, Jonny Depp është shprehur se ka filluar të merrte drogë kur ishte në moshë shumë të re dhe nuk kishte një jetë të qëndrueshme.