Në fund të muajit shtator, çifti John Legend dhe Chrissy Teigen humbën fëmijën e tyre të tretë, për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.

John emocionoi të gjithë kur u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar këngën e tij “Never Break”, e cila ka fjalë si:
Ne kemi një gjë të mirë. Kurdoherë që jeta është e vështirë, nuk e humbasim kurrë rrugën. Sepse ne të dy e dimë se kush jemi”.

Artisti e nisi performancën me një dedikim: “Kjo është për Chrissy-n”.

Ishte një moment emocionues për këngëtarin. Zëri i tij dridhej në disa momente dhe kishte lot në sy.