Johnson: Britania dhe Suedia do të ndihmojnë njëra-tjetrën nëse sulmohen

Kryeministri britanik, Boris Johnson sot ka shkuar në Suedi i cili në një konferencë për media tregoi se çfarë do të bënte Mbretëria e Bashkuar nëse Rusia do të sulmonte Suedinë.
Johnson tha se nëse do të kishte një sulm ndaj njërës prej dy demokracive liberale, atëherë ata do t’i vinin në ndihmë njëri-tjetrit, transmeton rtv21.tv.
Ai thotë gjithashtu se pakti mund të nënkuptojë ndarjen e inteligjencës ose kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
“Do të na lejojë të ndajmë më shumë inteligjencë, të forcojmë stërvitjet ushtarake dhe zhvillimin e mëtejshëm të përbashkët të teknologjisë”, tha ai.
“Kjo është një marrëveshje që ruan vlerat që mbajnë si Suedia ashtu edhe Britania e Madhe”, shtoi ai.
Ai thotë se është i kënaqur të nënshkruajë deklaratën “që i afron edhe më shumë dy vendet”./21Media

Back to top button