Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe e ka kaluar “pikun e pandemisë”.

“Mund ta konfirmoj sot se për herë të parë jemi në pikun e pandemisë. Ne jemi duke kaluar kulmin e kësaj sëmundje.”, tha ai dhe shtoi se po përgatisin një strategji të daljes nga izolimi, përfshirë aktivitetin ekonomik, hapjen e shkollave dhe fillimin e punës.

Kryeministri falënderoi çdonjërin për punën që e bënë derisa ai ishte duke u trajtuar dhe stafin shëndetësor për kujdesin që treguan ndaj tij.

Johnson bëri të ditur se numri i viktimave në Britani të Madhe ka shkuar në 26 mijë e 771./21Media