Johnson dhe e dashura e tij janë në pritje të një fëmije

Bëhet e ditur se Johnson është fejuar me Symond

Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds janë fejuar dhe presin një fëmijë në fillim të verës

Kryeministri është tashmë baba i pesë fëmijëve, megjithatë ky do të jetë fëmija i parë i lindur nga partnerja e tij 31-vjeçare, përcjell 21Media

Johnson kohët e fundit përfundoi divorcin me ish- gruan Marina Wheeler, me të cilën ai ka dy vajza dhe dy djem.

Ndërsa ishte akoma i martuar, ai filloi të takojë Symonds, dhe çifti besohet se kanë qenë në lidhje për afro dy vjet.

Një zëdhënës i çiftit tha sonte: ‘Kryeministri dhe Symonds janë shumë të lumtur që njoftuan fejesën e tyre dhe se ata po presin një foshnjë në fillim të verës.’./21Media

Back to top button