Johnson është në gjendje stabile

Johnson është në gjendje stabile

Gjendja e kryeministrit britanik, Boris Johnson-it në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirus sot u përmirësua.

Ai u pranua në Spitalin St. Thomas të dielën pas disa ditësh ethe dhe kollitje, ndërsa të hënën u transferua në kujdesin intensiv ku mori oksigjen, por nuk ishte në respirator.

“Ndihet më mirë. Është në gjendje stabile, gjendja e tij po përmirësohet. Ai po bashkëpunon me stafin mjekësor.”, tha ministri i Kulturës, Oliver Dowden.