Kryeministri britanik Boris Johnson, pranoi gabimet në trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga qeveria e tij, në një intervistë për median, një vit pasi mori detyrën.

“Sigurisht… ka gjëra që gabojmë dhe ne po mësojmë gjatë gjithë kohës. Ju duhet të mësoni nga gabimet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Johnson për Sky News,  duke parashikuar edhe se më e keqja e krizës shëndetësore do të përfundonte “deri në mesin e vitit të ardhshëm”.

Qeveria e Johnsonit ka qenë nën kritika të ashpra për përgjigjen e saj ndaj koronavirusit, për të cilën një numër ekspertësh kanë thënë se ishte shumë e vonuar dhe e keqmenaxhuar.

Vetë Johnson u shtrua në spital me Covid-19 javë më parë.