Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u ka bërë thirrje britanikëve të mos festojnë shumë e as gjatë, për Krishtlindje.

Në një adresim për qytetarët ai tha se kjo mënyrë e celebrimit ndihmon në luftën kundër koronavirusit.

“Një Krishtlindje e vogël është një Krishtlindje më e sigurt”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

Britania e Madhe, vendi më i goditur europian, me gati 65 mijë të vdekur, aktualisht po përballet me një valë të dytë të pandemisë, me një ringjallje veçanërisht të fortë në Londër, ku baret, restorantet, hotelet dhe institucionet kulturore janë mbyllur nga e mërkura.