ngelina Jolie ka vizituar qendrën për refugjatë International Peace Support në Keni

ngelina Jolie ka vizituar qendrën për refugjatë International Peace Support në Keni

Aktorja e famshme dhe e dërguara speciale e Agjencisë së OKB-së për refugjatë, Angelina Jolie ka vizituar qendrën për refugjatë International Peace Support në Keni, ku ka mbajtur një fjalim në luftën kundër dhunës seksuale.

Angelina në Nairobi u takua me rreth 200 refugjatë, të cilët aktualisht jetojnë në shtëpitë e sigurta për gratë.

“Mënyra se si ne i trajtojmë është masë e humanizmit tonë. Lus njerëzit që të shqyrtojnë dhimbjen dhe vuajtjet e këtyre vajzave të reja. Jo vetëm se janë detyruar që të ikin nga dhuna ekstreme dhe përndjekjet, por edhe janë të keqtrajtuara”, ka thënë ajo. Kjo ishte vizita e tretë e Jolie në Keni, e cila është shtëpi për më shumë se 490 mijë refugjatë nga Sudani Jugor, Kongo dhe disa rajone tjera.

Gjatë vitit 2012, Angelina me ish-shefin e diplomacisë britanike William Hag ka punuar në lansimin e marrëveshjes për parandalimin e dhunës seksuale, me qëllim të dhënies fund të dhunës seksuale në zonat e luftës, duke siguruar se kryerësit e veprave do të dalin para drejtësisë.

“Gratë dhe vajzat edhe më tej mund të jenë viktima të dhunimit në zonat e konfliktit, ndërsa kryerësit mbeten të padënuar. Lus që kjo çështje të bëhet serioze për të shfrytëzuar pozitën që keni për të bartur këtë porosi në të gjitha misionet në të cilat shërbeni”, ka porositur aktorja e famshme.