Aktorja e mirënjohur, Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapi sot festojnë njëvjetorin e martesës. Në këtë ditë të veçantë për çiftin, aktorja ka publikuar një fotografi të veçantë nga dasma e tyre madhështore dhe i ka dedikuar një shkrim të bukur.

“Si sot nje vit me pare, u kenaqa shume, po shume ne nje dasem, qe rezultoi te ishte e imja. Faleminderit miq qe na e keni bere kete dite te paharruar. Pacim edhe 100 pervjetore bashke zemer!”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi u martuan në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin qershor u bënë me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi./21Media