Aktorja Jonida Vokshi është ndër emrat më të njohur dhe të dashur nga publiku shqiptar.

Duke pasur parasysh faktin që ka numër të madh të fansave, bukuroshja shqiptare po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat po publikon fotografi të shumta nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te imazhet, aktorja e mirënjohur të enjten ka publikuar një imazh tejet të bukur në instagram, në të cilin duket thjesht mahnitëse.

E veshur në të kuqe dhe e grimuar me mjaft shije, Jonida duket tejet bukur në fotografinë, që ka publikuar në instagram për 350 mijë ndjekësit e saj.

Kujtojmë që, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë martuar në shtator të 2019-ës, ndërsa janë bërë prindër të vajzës, Emi, në muajin qershor./21Media