Një muaj më parë aktorja Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Martesa e tyre u bekua me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

Në këtë ditë të veçantë, Jonida i ka kushtuar të bijës një dedikim emocionues, shkruan rtv21.tv

“Ti erdhe në jetët tona si sot një muaj më parë për t’i ndryshuar rrënjësisht ato. Muaji më i bukur i jetës sime. Na ke bërë njerëzit më të lumtur të botës o Em! E vogla jonë ti”, ka shkruar Jonida krahas fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, çifti i njohur Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të 2019-tës./21Media