Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë ndër çiftet më simpatike të showbizit shqiptar. Duke pasur parasysh faktin se kanë numër të madh të fansave, çifti po tregohet aktiv në rrjete sociale.

Aktorët po publikojnë në instagram pamje të shumta nga përditshmëria e tyre. Së fundmi, Jonida publikoi një imazh, në të cilin shihet në bikini. Në fotografinë e publikuar 343 mijë ndjekësit e saj në instagram, bukuroshja nga Shqipëria ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, shkruan rtv21.tv

Në mesin e komenteve gjendet edhe një koment nga bashkëshorti i saj. Besniku i ka shkruar Jonidës: Kush o kjo?, ndërsa, ajo ia ka kthyer: Ajo që të ka nxon!, derisa në komentin pasues, Besniku ka dërguar emoji të qeshur.

Kujtojmë që, Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi janë martuar në shtator të vitit 2019, ndërsa janë bërë prindër të vajzës, Emi, në muajin qershor./21Media