Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka bërë thirrje për respektimin e masave kundër Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Jonida apelon për bartjen e maskave.

“E gjithë bota po përballet me këtë virus të rrezikshëm që merr jetë! Sot më shumë se kurrë ka nevojë për sjellje të përgjegjshme nëse e duam shëndetin tonë dhe të atyrë që duam më shumë. Ndaj nise nga vetja, vër maskë kur shkon të bësh pazarin, në zyrë apo kur je duke marrë një shërbim. Për këto është e bezdisshme sidomos në këtë temperature të larta, por maska të mbron ty dhe të tjerët. Kështu nuk e lëmë virusin të fitoj”, ka shkruar Jonida në Instagram./21Media