Një muajin qershor aktorja Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.

Martesa e tyre u bekua me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Dyshja ani pse kohë pas kohe publikuan imazhe të ndyrshme të vajzës por, asnjëherë nuk zbuluan fytyrën e vogëlushes së tyre.

Por, përmes një postimi të bërë sot në Instagram Jonida për fansat e saj, publikoi dy fotografi ku shfaqet duke e mbajtur në duar Emin.

“Sonte donim te ju prezantojme me Emin tone e cila ju perqafon shume”, ka shkruar Jonida poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

 Ndryshe, çifti i njohur Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të 2019-tës./21Media