Ish superylli i Chicago Bulls dhe legjenda e NBA-së Michael Jordan foli për vdekjen e George Floyd. Ai lëshoi një deklaratë të dielën duke shprehur pikëllimin e tij dëno “racizmin e rrënjosur”.

“Jam shumë i pikëlluar, me të vërtetë i dhimbshëm dhe i zemëruar “, tha pronari i Charlotte Hornets në deklaratë, transmeton rtv21.tv.

“Jam me ata të cilët po bëjnë thirrje për luftimin e racizmit të ngulitur dhe dhunës ndaj njerëzve me ngjyrë në vendin tonë. Mjaft kemi duruar”, vazhdoi ai.

Floyd vdiq për shkak të një polici që e ngulfati me gju në qafë për disa minuta. Meqenëse kishte dalë një video e incidentit, ka pasur protesta në mbarë vendin kundër diskriminimit racor. Shumë personalitete të NBA-së përfshirë LeBron James kanë ngritur zërin për incidentin./21Media