Jorginho: Jam shumë i lumtur te Chelsea

Jorginho pretendon se është shumë i lumtur te Chelsea.
Mesfushori italian u transferua në Stamford Bridge nga Napoli në vitin 2018. Agjenti i tij ka lënë të kuptohet se do të vendoset më tutje për të ardhmen e tij, pasi bisedimet veçse kanë nisur.
“Jam shumë i lumtur për momentin, të gjithë jemi shumë të fokusuar në atë që duhet të bëjmë. Po e shijoj jetën këtu. Më pëlqen të punoj me të gjithë dhe mendoj se të gjithë thonë të njëjtën gjë. Është kënaqësi të jesh te Chelsea”, tha Jorginho.
Fituesi i Euro 2020, Jorginho ka marrë 204 paraqitje për Chelsean, duke i ndihmuar ata të fitojnë kurorat e Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së Botës për Klube./21Media

Back to top button