Jose Mourinho ka nënshkruar një marrëveshje fitimprurëse për t’u bashkuar me mediumin e njohur sportiv talkSPORT.

Kjo marrëveshje u nënshkrua disa ditë pasi u shkarkua nga detyra si menaxher i Tottenham Hotspur.

Mourinho i cili zëvendësoi Mauricio Pochettinon në nëntor të 2019, u informua për shkarkimin e tij të hënën në mëngjes pasi fitoi vetëm një lojë në pesë ndeshjet e fundit.

58 vjeçari do të bashkohet me Laura Woods dhe Simon Jordan në talkSPORT për mbulimin e ngjarjeve në Euro 2020, duke filluar në muajin qershor.

Kompania ka njoftuar se Jose do të jetë me dëgjuesit përgjatë orarit nga programimi i drejtpërdrejtë i talkSPORT në Euro GameDay, si dhe ndeshjet e rregullta në mëngjes, të cilat do të përfshijnë pasqyrë para loje dhe telefonata ekskluzive pas lojës për dëgjuesit.

Sipas tyre, Mourinho do të jetë pjesë e ekipit për të tre ndeshjet në grupe të Anglisë, një ndeshje në raundin e 16-të, dy çerekfinale, një gjysmëfinale dhe finalen./21Media